Tregoni kujdes në przgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë.
Aleatët më të mirë për dietën, këto janë superushqimet e shëndetshme, me rol tejet pozitiv për organizmin. Veçanërisht përpara stinës së dimrit, ku teksa temperaturat ulen dhe dita shkurtohet, shtohet edhe oreksi ynë, kontrolli ndaj peshës bëhet më i vështirë.
Por nëse tregojmë kujdes veçanërisht në përzgjedhjen e disa ushqimeve, do të shohim se jo vetëm do kthejmë ushqimin në aleatin kryesor të linjave trupore, por edhe të mirëfunksionimit të organizmit tonë.
Për këtë arsye po ju listojmë frutat, perimet dhe ushqime të tjera, të cilat përbërja e ulët kalorike dhe sasia e shumtë e vitaminave dhe kripërave minerale i bën ato super ushqime.
Molla, 47 kalori për 100 gramë
Asparagu, 6 kalori
Panxhar, 36 kalori për 100 gramë
Brokoli, 33 kalori për 100 gramë
Lulelakër, 25 kalori për 100 gramë
Selino, 2 kalori për tufë
Boronicë, 15 kalori për 100 gramë
Kastravec, 16 kalori për 100 gramë
Kopër, 12 kalori për 100 gramë
Hudhër, 149 kalori për 100 gramë
Rrush, 67 kalori për 100 gramë
Presh, 22 kalori për 100 gramë
Mjedër, 53 kalori për 100 gramë
Rrepa, 38 kalori për 100 gramë.