Urthi zakonisht ndodh pas një vakti të rëndë dhe pikant, si dhe kur shtriheni ose pini duhan menjëherë pas ngrënies.
Urthi shkaktohet nga refluksi i acidit nga stomaku në ezofag, për shkak të relaksimit të sfinkterit të ezofagut, i cili normalisht mbyllet sapo kalon ushqimi. Por nëse mbetet e hapur, atëherë ushqimi ngrihet nga stomaku dhe ju ndjeni një ndjesi djegieje në ezofag.
Më poshtë albeu.com do t’ju tregojë ushqimet që lehtësojnë urthin:
1. Bananet
Bananet qetësojnë simptomat e urthit, duke lehtësuar ndjesinë e djegies që ndjeni për shkak të lëngut gastrik ndërsa mbroni ezofagun e irrituar.
2. Xhenxhefili
Kjo rrënjë është një ilaç i shkëlqyer për shumë sëmundje të tretjes. Thjesht pijeni në formën e çajit dhe rezultatet do të jenë mahnitëse.
3. Qumështi i bajameve
Nëse pini një gotë qumësht bajame në mëngjes do ta filloni ditën tuaj me më pak probleme me tretjen. Qumështi i bajames zvogëlon urthin dhe ndihmon në trajtimin e simptomave të pakëndshme.
4. Kopra
E vetmja gjë që duhet të bëni është të vendosni dy lugë çaji fara kopre me mjaltë në ujë të valuar, ta pini dhe do të zbuloni se simptomat e urthit do të fillojnë të qetësohen.
5. Kefir dhe aloe
Për të qetësuar urthin thjesht përzieni një lugë çaji me lëng aloe me pak kefir. Kjo përzierje mund të lehtësojë simptomat, sepse lëngu nga bima e aloes zvogëlon inflamacionin dhe shëron traktin gastrointestinal dhe kefiri neutralizon acidin. Por mos e teproni me lëng aloe, pasi mund të çojë në diarre dhe dhimbje stomaku.