Këto janë top 10 makinat e Mercedes Benz

Prodhuesi gjigand i veturave “Daimler Benz”, mbetet edhe pas 138 vjetëve të ekzistencës një nga liderët kryesorë në botën e makinave.

S`ka hamendje se “Mercedes”, është makina më e vjetër  në botë dhe më të pëlqyera madje shumë prej adhuruesve të saj i kanë lënë epitetin “Babai i veturave”.

Si erdhi deri te krijimi i Mercedes Benz?

Prodhimi i parë i makinës rrënjët i ka tek Karl Benz.

Makina e parë me benzinë, Benz Patent Motorqagen, që e mori patentën në Janar 1886 dhe Gottlieb Daimler. Inxhinieri i parë i Benz-it ishte inxhinieri Wilhelm Maybach, i cili e konvertoi një karrocë duke i shtuar një motor me benzinë.

Mercedes i parë u tregtua për herë të parë në vitin 1901 nga Daimler-Motoren-Gesellschaft.

Vetura emrin Mercedes e mori nga vajza e Karlit që e kishte këtë emër.

Shkrirja e kompanisë Karl Benz dhe Gottlieb Daimler krijoi kompaninë e re që do të ishte shumë e fuqishme edhe në ditët e sotme Daimler-Benz.

Lideri nazist gjerman Adolf Hitler, njihet se ka vozitur shumë makina të tilla gjatë kohës së tij në pushtet, me xhama antiplumb. Shumica e modeleve të mbijetuara i janë shitur me ankand blerësve privatë. Njëra prej tyre është e ekspozuar në muzeun e luftës në Kanada, në Otava, Ontario.

Mercedes-Benz ka shpikur shumë inovacione teknike dhe sigurie të cilat më vonë u bënë të zakonshme në markat e tjera.

Cila është simbolika e shenjës “Ylli me tre cepa” ?

Ky simbol është trashëguar nga Daimler-Motoren-Gesellschaft e Gottlieb Daimler dhe Wilhelm Maybach. Në vitet 1870 Gottlieb Daimler, kur punonte tek Deutz AG Gasmotorenfabrik, i dërgoi gruas së tij Emma Kunz një kartolinë duke treguar banesën e tij me një yll me tre cepa dhe duke shkruar:

“Një ditë ky yll do të ndriçojë mbi fabrikat tona triumfuese”.

Të inspiruar nga kjo, që prej asaj kohe Daimler dhe Maybach kanë ndërtuar motorë të lehtë për tokë, ujë dhe ajër (tre cepat). Ylli me tre cepa u pa për herë të parë në vitin 1910.

Në vitin 1916 ylli rrethohej nga një rreth me katër yje të tjera shtesë, ose me emrin Mercedes ose me emrin e fabrikës (Untertürkheim ose Berlin-Marienfelde).

Ndërsa simboli që shohim sot, u regjistrua për herë të parë në vitin 1937 me bashkimin e Daimler-Benz, një yll tredimensional me tre cepa brenda një rrethi.

Sllogani i Mercedes Benz: Das beste oder nichts, që në shqip domethënë : Më të mirën ose asgjë.

G-Class 1979

Është ndërtuar për ushtrinë gjermane si një mjet i lehtë luftimi.

Ky model nuk arriti të bëhej pjesë e mjeteve luftuese, pasi Volkswageni më pak i kushtueshëm u zgjodh në vend të tij; megjithatë ai mposhti një fenomen global që është gjallë edhe në ditët e sotme.

Struktura e kësaj makine është një ikonë automobilistike si në botën e luksit ashtu dhe në atë të të gjitha llojeve të rrugëve.

Në kohën që është ndërtuar, ai ishte një nga mjetet e vetme me tre diferenciale të plota.

Në ditët e sotme, G -Class apo G -Wagon, është ndër të preferuarit e personave të famshëm. Me një çmim që fillon nga 100 mijë euro, është një nga më të shtrenjtit në tregun e makinave sportive.

CLS-2004

CLS ka qenë dhe ende është, një koncept që lidhet me mjetet nëntë automobilistike revolucionare.

Ai ka një çati të pjerrët si makinat sportive apo veturat e vogla me dy dyer, por ndryshe nga ato ka katër dyer dhe ulëse në pjesën e pasme të tij.

Megjithatë, këto sedilje kanë vend vetëm për dy persona, jo tre.

CLS mund të përshkruhet si një veturë me katër dyer, madje dhe si veturë që ka vende mjaftueshëm për shumë njerëz.

Eleganca e saj jo vetëm që rriti kërkesat për këtë makinë, duke u bërë një nga të preferuarat e njerëzve, por gjithashtu nxiti dhe markat e tjera të makinave që të nxirrnin në treg makina sportive me shumë vende; diçka që nuk ishte provuar më parë.

CLS krijoi një frymë të re në fushën e makinave, një nga rritjet më të mëdha në botën e sotme – dhe e gjithë kjo e realizuar me stil.

Mercedes Benz 600 Pullman, 1963

Makina që lidh personazhet e Koko Shanel, Hug Hefner, Elizabet 8Tejlor, Xhon Lenon, Aristotle Onasis, Xhek Nikolson, Fidel Kastro, Pol Pot, dhe një sërë personazhesh të tjerë të famshëm?

Të gjithë ata kanë patur në posedim Mercedez Benzin 600 Pullman.

Kjo makinë ka qenë makina luksoze me shumë vende për dy dekada radhazi, e megjithatë u ndërtuan më pak se 3 mijë makina të këtij lloji.

Pullman kishte një model ndryshe strukturimi, ku në vend të pjesës metalike të pjesës së sipërme të makinës, ai kishte xham dhe kjo që në 1963.

Ai ka gjithashtu  borinë me zhurmën më të lartë që kanë pasur ndonjëherë makinat. Pullman është një ikonë edhe në ditët e sotme.

Mercedes Benz SLS AMG Gulluing, 2011

Modeli i ri i Mercedez Benzit SLS AMG, me dyert që hapen nga lartë si krahë zogu, është një mjet turistik, i gjithi me strukturë alumini.

Makina është e parë që është dizajnuar tërësisht nga brendi AMG.

Pjesa më e dukshme e SLS janë dyert që hapen nga lart, dhe që konsiderohet nga të shumtë si makina më e bukur e prodhuar ndonjëherë.

Kjo, SLS, është një ‘bishë’ tërësisht ndryshe, e prodhuar me teknologjinë më të fundit, që ka dhe opsionin e shpërthimit të dyerve nëse ndodhin incidente të ndryshme.

Kjo makinë është pa dyshim makina më e mirë e vitit, dhe do të mbahet mend si kombinimi i vërtetë i klasikes dhe modernes.

Kosuorth 190 E, 1983

E ndërtuar me qëllim garimin në rrugë të vështira, Kosuorth 190 E, arriti të skualifikohet nga garat nga shpikja e re e Audit, sistemi i ri i tyre me katër rrota.

Por kjo nuk nënkuptonte se prodhimi special 190 E, me një fuqi prej 300 kuaj, nuk do të ‘fluturonte’ në rrugë.

Në të vërtetë, Kosuorth ka shënuar tre rekorde shpejtësie botërore për disa vite, dhe u bë inspirim për BMW M3, që më vonë ndryshoi dhe performancën e saj.

Kosuorth 190 E, është konsideruar si modeli origjinal i AMG.

Mercedes Benz 540 K Special, 1937

Q

ë një makinë të kishte 180 fuqi kuaj dhe një motor super të fuqishëm në 1930, ishte vërtet diçka speciale. Mercedesi 540 K5 Special K është për Kompresorin ishte një lloj i tillë makinë, dhe që shënoi një etapë të re në garën e fuqisë së makinave në gjysmën e parë të shek XX.

Në atë kohë, makinat më të shpejta dhe më të fuqishme në rrugë arrinin maksimumin e fuqisë prej 100 kuaj, ndaj dhe 540 K ishte një hap përpara në garë.

Motori i saj masiv kërkonte që pjesa e saj e përparme të ishte mjaft e madhe, dhe pesha e pjesës së prapme e bënte drejtimin e saj të vështirë.

Makina ishte dizajnuar për udhëtime me shpejtësi të madhe në autostradë, dhe jo për të marrë kthesa të forta në alpe. Vlera e saj në ditët e sotme arrin mbi pesë milionë euro.

Mercedes Benz AMG E63

Një ujk në lëkurën e një deleje, nëse ka ekzistuar ndonjëherë një i tillë, E63 AMG është ndoshta një nga më perfektet në botë. Makina është për rreth 90 përqind të vrojtuesve tip i  Mercedesit E  Class, por ata që janë brenda tij do të vërejnë rrotat e saj me madhësi 20 inç, fasadë të shndritshme dhe një zhurmë që do të zgjojë fqinjët çdo mëngjes.

Ajo që e bën këtë makinë të përsosur, nuk është drejtimi i saj në shinat e trenit apo transmisionet e saj – është fakti që ka përmasën perfekte.

Për shembull C63 është shumë i vogël që të jetë i përshtatshëm për katër persona, dhe ndërkohë S63 është shumë i madh.

Nëse dëshironi një makinë të përshtatshme për të gjitha, është E63 AMG është ajo e duhura.

Mercedes Benz SL 300 Gulluing, 1954

SL 300 Gulluing është makina që ndryshoi gjithçka për Mercedes 1954 Mercedes-Benz 300 SL GullwingBenzin në Amerikë.

Përpara prezantimit të këtij modeli, amerikanët besonin se Mercedesi ishte prodhuesi i makinave klasike, të cilësisë së lartë, por të papëlqyeshme apo të mërzitshme.

Gulluing bëri që njerëzit të fillonin ta shihnin Mercedes Benzin si prodhuesin e makinave sportive luksoze për të rinjtë dhe të bukurit, pavarësisht se u prodhuan vetëm 1 mijë e 400 makina të këtij lloji.

SL 300 ishte makina e parë që punonte me benzinë, dhe që lënda djegëse futej direkt serbatorin e naftës. Gulluing është renditur si një nga pesë makinat sportive më të mira të të gjitha kohërave.

Mercedes Benz C111, 1970

Seria e prodhimit C111 ishte një linjë eksperimentale makinash e përdorur nga Mercedes Benz për të testuar teknologjinë inovative si motorët diesel, motorët e vendosur në mes të makinës si dhe luksin e ajrit të kondicionuar.

E gjithë kjo makinë e C111 është ndërtuar me fibra xhami dhe dizajni i saj i dhanë asaj koeficientin e lëvizje, i paarritur më parë – prej 191 koeficient për lëvizjen e makinës në ujë.

C 111 ka shënuar rekorde të shumta shpejtësie në terren toke, dhe disa herë ka kaluar shpejtësinë 260 orë. Një version më i ri i C111, i pajisur me një motor me fuqi 500 kuaj.

Garuesi SLR 300, 1955

Nuk është diçka e zakonshme që makinë garash të dizenjohet në bazë të makinave të zakonshme, por kjo është pikërisht ajo që ndodhi në këtë rast.

SLR 300 u largua nga tregu amerikan nga SLR 300 Gulluing, por ishte shumë më i lehtë për shkak të përbërjes së saj prej alumini.

SLR 300 ishte makina e parë e garave që përdori friksion me ajër të presuar, dhe u bë zgjedhja e garuesve legjendarë si Striling Moss kur garoi në 1955 në Mile Milja, dhe që u shpall fitues.

Ai përfaqëson më të mirën e dizajnit dhe motorrëve të Mercedes Benzit klasik.