Këto janë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje në Europa League

Janë mësuar tetë skuadrat e para që kanë siguruar kualifikimin tutje në kuadër të Europa League.

Ajaxi, Shakhtar Donetsk, Granada, Molde, Villarreal, Rangers dhe Arsenali do t’ju bashkangjiten Tottenham Hotspur në 16 më të mirat në kuadër të Europa League, transmeton lajmi.net.

Arsenali mposhti Benfican me rezultatin 3-2, Villareali mposhti skuadrën e Salzburgut me rezultatin 2-1.

Napoli triumfoi ndaj Granadas, por që spanjollët kishin shënuar dy gola në ndeshjen e parë, Granada avancoi tutje. Ndërsa Rangers ka triumfuar ndaj Antwerp me një mori golash.

Molde ka befasuar Hoffenheim duke u kualifikuar tutje, dhe Ajaxi ka mposhtur Lile, ndërsa Shakhtar Doneks kanë mposhtur Maccabi Tel Aviv.