Të gjitha pajisjet gjenerojnë nxehtësi, por ajo nxehtësi është armiku i baterisë. Nëse pajisjet tuaja po nxehen shumë shpesh, më poshtë mund të lexoni arsyen pse, dhe çfarë të bëni në lidhje me të.
Nxehja e vogël e ndonjë pajisje është normale. Është një efekt i pashmangshëm i mbushjes, shkarkimit, përpunimit dhe ndriçimit në ekran.
Prekeni me dorë kabllon hyrëse HD të pajisjes TV ose një kuti kabllore – ose prekeni pjesën e poshtme të laptopit, të gjitha gjenerojnë nxehtësi.
Vetëm për shkak që nxehja e një pajisje është normale nuk do të thotë se është e mirë. Për një përdorues, nxehja e tepërt e një pajisje mund të jetë irrituese apo edhe alarmante, transmeton Lajmi.net.
“Nxehtësia është vrasësi i baterive,” thotë Isidor Buchmann, CEO i kompanisë ‘Cadex Electronics’, e cila teston bateritë e pajisjeve.
Sipas hulumtimit të tij, një bateri litiumi e mbushur me rreth 40% energji në një temperaturë reale prej 30 gradë do të fillojë të humbë 15% të kapacitet qysh në fillim. Ky numër kërcen në 35% nëse bateria është e mbushur plot, transmeton Lajmi.net.
Kështu, çfarë mund të bëni për këtë çështje? Ka disa shkaqe të zakonshme që celulari mund të nxehet më tepër se që duhet: sinjali i dobët, puna intensive me të dhe përdorimi i tij kur është i vendosur në prizë – gjatë mbushjes së baterisë.
Nuk keni çfarë të bëni për sinjalin e dobët. Sistemet operative të celularëve të mençur janë mjaft të mira për t’i mbajtur programet e tyre në linjë, por janë të dobëta në kontrollimin e aplikacioneve që veprojnë në sfond – të cilat janë gjithashtu shkaktarë të nxehjes, transmeton Lajmi.net.
Ka shumë gjasa që fajtori të jetë edhe kasa e celularit. Lëreni celularin pa kasë për një ditë, dhe shihni nëse do të ketë efekt për të mirë.
Këshilla e ekspertëve është që të mos e përdorni atë gjatë mbushjes dhe ta futni për t’u mbushur kur bateria pothuajse është e vdekur, dhe më pas ta hiqni nga priza vetëm kur bateria të jetë plot.
Nëse problemi vazhdon, kontrollojeni atë tek një servis celularësh ose ngrohja ekstreme do të bëjë që bateria e celularit të ‘eksplodojë’.