Ballina Jeta Shëndetësi Këto janë pesë arsye përse duhet të hani shumë rrush të zi

Këto janë pesë arsye përse duhet të hani shumë rrush të zi

Rrushi është rritur mbi tokë për mijëra vjet dhe i ka ardhur në ndihmë njerëzimit jo vetëm për ushqim por edhe për shëndet. Rrushin e gjejmë në variete, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.

Rrushi i zi në veçanti është ndër më të pasurit me antioksidantë, të cilët e mbrojnë organizmin nga shumë sëmundje të ndryshme. Përpos antioksidantëve, rrushi i zi është i pasur me fibër, vitamina dhe minerale.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 5 arsyet që duhet t’ju nxisin të konsumoni më shumë rrush të zi.

1-Ndihmon kundër diabetit

Antioksidantët tek rrushi i zi përmirësojnë aftësinë e trupit për përdorimin e glukozës dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Për më tepër, rrushi ka një nivel të ulët glicemie që ndihmon në zbutjen e simptomave të diabetit.

2-Rrushi i zi i bën mirë zemrës

Antioksidantët tek rrushi i zi luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës.

Antioksidantët tek rrushi i zi ndihmojnë në trajtimin e hipertensionit dhe inflamacionit por edhe përmirësojnë funksionet e enëve të gjakut.

3-Shëndeti i trurit

Antiokisdantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit, kundër luhatjeve të humorit dhe humbjes së kujtesës.

4-Shëndeti i syve

Studimet kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zonën e Mesdheut janë më pak të rrezikuar nga formimi i perdes së syrit dhe problemet me shikimit.

Kjo i atribuohet ushqimit dhe sidomos konsumit të rrushit dhe verës që prodhohet prej tij.

Rrushi i zi për gjumë më të mirë

Ndonëse të kufizuara, studimet tregojnë se rrushtë në përgjithësi dhe ai i ziu në veçanti janë burime të shkëlqyera të melatoninës.

Ky hormon ndihmon jo vetëm në ardhjen e gjumit por edhe cilësinë e tij.

Ekspertët thonë se ngrënia e rrushit të zi në mbrëmje përmirëson cilësinë e gjumit.

Rrushin e zi mund ta përdorni në sallata frutash, ta kombinoni me lëngje, ta hani me kos ose veçmas për një shëndet më të mirë./AgroWeb.org

Exit mobile version