Këto janë masat ndëshkuese gjatë pandemisë në Kosovë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shpërndarë masat ndëshkuese gjatë kohës së pandemisë së koronavirus në Kosovë, ku në bazë të kodit penal, thuhet se personi që nuk respekton vendimin e qeverisë dhe shpërndan virusin, dënohet me gjobë ose tri vjet burgim. Ndërsa, në momentin që vdes një person, kryerësi i veprës mund të dënohet nga 1 deri në 12 vite burgim.

Aty thuhet se mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, sipas kodit penal mund të ketë dënim me burgim dy vjeçar.