Pothuajse çdo ndërtesë në ishullin e Barbudës është dëmtuar dhe gati 1 milion banorë në Porto Riko kanë mbetur pa energji elektrike pasi Uragani Irma i kategorisë 5 vazhdon udhëtimin e tij drejt kontinentit të Shteteve të Bashkuara.
Rreth 60 përqind e popullsisë së Barbudas kanë mbetur pa strehë, njofton Associated Press.
Autoitetet e përshkruan gjendjen si “situatë të tmerrshme”, dhe për më tepër tani që rrugët dhe sistemet e telekomunikacionit u shkatërruan. /MESAZHI/