Ministri gjerman i Bujqësisë e ka qujtur krim te organizuar skandalin e madh të vezëve të kontaminuara që ka ngritur alarmin në gjithë Evropën. Holanda, e cila është një nga vendet që ka prodhuar dhe eksportuar këto vezë ka zgjeruar kontrollet e saj dhe produkte të tjera që mund të jenë kontaminuar insekticidi fipronil.
Por rreziku vazhdon. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Suedia janë prekur gjithashtu nga kriza e fipronilit. Në Holandë rreth 180 ferma janë mbyllur, ndërsa në Belgjikë, 51 njësi dyshohet të jenë të infektuara.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon fipronilin në substancat e moderuara toksike dhe thekson se konsumimi i sasive të mëdha mund të çojë në dëmtime të organeve. Autoritetet e Holandës dhe Belgjikës kanë identifikuar burimin e insekticidit në një furnizues të produkteve të pastrimit të parazitëve në Holandë. /MESAZHI/