Këto janë 16 skuadrat që kanë kaluar tutje në Ligën e Kampionëve – vazot, shorti dhe gjithçka që duhet te dini

Shorti për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet të hënën me 14 dhjetor kur kanë mbetur edhe 16 skuadra.

Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus, PSG, Real Madrid do të jenë në vazon e parë pasi i kanë fituar grupet ku ishin pjesëmarrëse.

Në vazon e dytë do të jenë skuadra si Porto, Atletico Madrid, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona, RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.

Procedura e shortit

Formohen dy vazo: njëra përbëhet nga tetë fituesit e grupeve dhe tjetra nga tetë vendet e dyta.

Fituesit e grupeve ndeshjen e parë e luajnë si mysafirë, ndërsa atë kthyese në shtëpi.

Vazo 1 (Fituesit e grupeve)

Bayern Munich

Manchester City

Liverpool

Chelsea

Borussia Dortmund

Juventus

PSG

Real Madrid

Vazo 2 (vendet e dyta)

Porto

Atletico Madrid

Atalanta

Sevilla

Lazio

Barcelona

RB Leipzig

Borussia Monchengladbach