Këto janë 10 shtetet që i paguajnë mjekët më së miri

Mjekët mund të mos e kenë zgjedhur mjekësinë për arsye financiare. Por sidoqoftë, një pagese të mirë sigurisht mund të ndihmojë që t’ju japë juve dhe familjes suaj cilësi të mirë jete!

Anembanë botës ka përfitime të mrekullueshme për të punuar jashtë vendit (përveç arsyeve financiare). Këto përfitime përfshijnë:

Kushte më të mira profesionale
Mundësi praktikimi më më mira
Zhvillim personal
Mësoni aftësitë e reja jo mjekësore

Megjithatë, në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë shpërblimin financiar që mund të prisni nga vendet që paguajnë mjekët më së shumti.

Të gjitha pagat tregohen në dollarë, për qëllime krahasuese.

10: DANIMARKË

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ 91,000, Paga mesatare vjetore ( Mjekët e Përgjithshëm): $ 109,000. Danimarka është një nga vendet e pakta në këtë listë që paguajnë Mjekët e Përgjithshëm më mirë se specialistët.

9: ZVICËR

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ 130,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 116,000. Zvicra është një vend që ofron peizazhe mbresëlënese, poashtu edhe mundësi të mira per sportet në natyrë dhe pooo … çokollatat! Por kujdes pasi Zvicra është shumë e shtrenjtë!

8: IRLANDA

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ 143,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 90,000. Irlanda vlerësohet si një nder vendet më të mira për Mjekët e Përgjithshëm dhe specialistet.

7: FRANCA

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ 149,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 92,000. Franca i trajton dhe i paguan mjekët e tyre shumë mirë!

6. MBRETËRIA E BASHKUAR

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ 150,000. Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 118,000. Anglishtja si gjuhe globale mund te ju ndihmoje shume!

5: KANADAJA

Paga mesatare vjetore (specialistët): $ $161,000, Mjekët e Përgjithshëm $107,000. Peisazhe dramatike, qytete kulturore, ajër të pastër, ekuilibër i madh në punë dhe në jetë. Kombet e Bashkuara e renditën Kanadanë si nje nga vendet më të mira në botë për të jetuar. Ajo njihet në të gjithë botën për cilësinë e jashtëzakonshme të jetës, mjedisin politik progresiv dhe ekonomitë më të shëndetshme në botë.

4: BELGJIKA

Paga mesatare vjetore (specialistë): $ 188,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 61,000. Belgjika ofron mundësi të mira pagash për specialistët, por jo aq shumë për Mjekët e Përgjithshëm.

3: SHTETET E BASHKUARA

Paga mesatare vjetore (specialistë): $ 230,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 161,000. Shtetet e Bashkuara ofrojnë mundësi të mëdha dhe i paguajne mirë mjekët e tyre. Si një vend me shumëllojshmëri të madhe, ka mjaft opsione për të udhëtuar si në SHBA, ashtu edhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Meksikë. Problemi i vetëm është që duhet të bëni provime shtesë si mjek.

2: AUSTRALIA

Paga mesatare vjetore (specialistë): $ 247,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 91,000. Australia eshte vendi i preferuar i mjekëve që duan të punojnë jashtë shtetit dhe është e lehtë të kuptohet pse!
Mot i mire, paga të larta, mundësi për të udhëtuar dhe një balanc i mire mes punës dhe jetës familjare.

1: HOLANDA

Paga mesatare vjetore (specialistë): $ 253,000, Paga mesatare vjetore (Mjekët e Përgjithshëm): $ 117,000. Nuk eshte e habitshme pse Holanda kryeson listën tonë.

Afër vendeve kyqe te Europes, cilësi e mirë e jetës dhe prania e qytetit karizmatik Amsterdamit. A është kjo e mjaftueshme?

Pas gjithë atyre viteve të studimit, provimeve dhe mundimeve, a nuk do të donit të kompensoheni në mënyrë të drejtë? /MESAZHI/