Këto ishin votat e Agollit dhe Panuccit, për “FIFA Awards”

Mbrëmë shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA mbajti ceremoninë e saj, duke zgjedhur lojtarin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe shumë të tjerë.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli ka zbuluar votat e tij për trajnerin e vitit. Ai ia ka dhënë 5 pikë Zinedine Zidanes, 3 pikë Allegrit dhe 1 pikë Mauricio Pochettinos.

Në anën tjetër, votoi edhe trajneri i Shqipërisë, Panucci, i cili votat ia dha Zinedine Zidanes (5), Allegrit (3) dhe Diego Simeones (3).