Askush nuk i pëlqen ideja e konsumimit të kimikateve të dëmshme, posacërisht ato që gjenden në fruta e perime.
Në media janë publikuar lista e frutave dhe perimeve që përmbajnë nivelet më të larta të pesticideve, për të cilat konsumatorët duhet të jenë të njoftuar.
Lista e mëposhtme rendit ushqimet që mund të përmbajnë doza të larta të pesticideve.
Luleshtrydhe
Një filxhan i vetëm me luleshtrydhe do t’ju ofrojë më shumë se një dozë të rekomanduar të tërë ditës së Vitamina C.
Por mënyra se si luleshtydhet i absorbojnë pesticidet i bën ato më të rrezikshme për tu përdorur, përvec kur blihen nga prodhues vendor që i njihni dhe i konsideroni të besueshëm.
Spinaq
Spinaqi është një nga ushimet më ushqyese. Ka shumë kalium dhe hekur, dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në kontroll.
Është e rëndësishme për ta larë para se ta hani, pasi mund të jetë i ndjeshëm ndaj ndotjes me E. coli. Edhe ky ushqim konsiderohet se ka mjaft pesticide dhe herbicide kur prodhohet në masa të mëdha.
Nektarinat
Ashtu si shumë fruta të tjera në këtë listë, nektarinat kanë fibra dhe vitaminë C.
Plus, kanë një përqendrim të lartë të antioksidantëve beta, që rrit sistemin tonë imun. Por edhe nektarinat rrezikohen nga kimikatet, për shkak të lëkurës së hollë dhe depërtuese.
Mollët
Mollat kanë shumë vitamina C dhe ofrojnë një dozë të mirë të fibrave. Pjesa më e madhe e fibrave vjen nga lëkura, prandaj sigurohuni që ta leni pa e hequr lëkurën. Por nëse e dini se ato janë trajtuar me pesticide, më mirë largojeni lëvoren fare.
Rrushi
Rrushi i kuq është një nga frutat më të mira për heqjen e diabetit të tipit 2. Por nivelet e larta të flavonoideve të anthocjanit (kimikatet e pigmenteve të bimëve) ndihmojnë radikalet e lira të lira në trup, të cilat mund të dëmtojnë ADN-në dhe të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit.
Pjeshkët
Ngrënia e një pjeshke është pothuajse sikur gëlltitja një multivitamini. Ato kanë vitamina C, A, E dhe K, dhe gjithashtu ofrojnë një sasi të mirë të kaliumit, magnezit dhe hekurit.
Vishnjet
Vishnjet janë një prej frutave që ushqejnë më së miri qelizat tuaja. Ngrënia e vetëm 14 qershive do t’ju japë 20% të dozës tuaj të përditshme të antioksidantëve, siç raporton BBC.
Dardha
Dardha është laksativ, dhuratë e natyrës. Për shkak se frutat janë jashtëzakonisht të larta në fibra (një dardhë e mesme mund të paketojë rreth 24% të dozës suaj të përditshme), ato mund të jenë mënyrë natyrale për të trajtuar kapsllëkun. Por megjatë dardha është e ekspozuar shumë ndaj kimikateve si gjatë rritjes, e si gjatë mënyrave të konservimit.
Domatet
Domate bartin doza të konsiderueshme të likopenit, një pigment yndyror që lidhet me norma më të ulëta të kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Por edhe domatet janë më të espozuara ndaj pesticideve sesa perimet e tjera. /MESAZHI/