Të sjellësh në jetë një foshnje është një mrekulli, dhe ne shqiptarët kemi një shprehje për të treguar lidhjen e ngushtë të nënës me fëmijën, prandaj i themi “shpirti i shpirtit”.
Por shumë pak dimë se çfarë ndodh me trupin e femrës pas lindjes, pasi jemi fokusuar tek shtatzania dhe çfarë duhet për të patur një bebush të shëndetshëm.
- Ethet – Duke patur parsysh që gjatë shtatzënisë ka dhe luhatje hormonesh, kjo vazhdon dhe pak pas lindjes. Djersitje, ethe afatshkurtra barkut
- Brezi i barkut – Ditët e para do tu duhet të ecni nëpër shtëpi me këtë brez, pasi ju ndihmon të kaloni ënjtjen e barkut, dhe pse jo të bini në peshë.
- Marëdhëniet intime pas lindjes – Marëdhëniet intime javët e para pas lindjes janë të dhimbshme, dhe kjo për faktin se indet nuk janë shëruar tërësisht pas lindjes.
- Urinim i dhimbshëm – Për shkak se muskujt janë kontraktuar shumë, por kjo ndodh të femrat që kanë bërë një lindje natyrale dhe jo cezariane.
- Hemorroidet – Ato janë vërtetë të tmerrshme, por ja që pas lindjes së fëmijës në mënyrë natyrale tek femrat zhvillohen hemorroidet.
- Fryrja e gjokseve – Vetëm 2-5 ditë pas lindjes, derisa qumështi i gjirit të vijë siç duhet, ju do të vuani nga dhimbje të tmerrshme pasi keni më shumë qumësht se sa thith fëmija.
- Menstruacionet e dhimbshme – Menstruacionet e para pas lindjes vijnë pas javës së 10-të apo 20-të, në varësi të ushqyerjes me gji. Por janë më të dhimbshmet në jetë.