“Morali i bukur nuk është diçka që fitohet përmes leximit, shkrimit, ligjërimit dhe propagandës.
Ai është një gradë, që fitohet me mundime të mëdha; si të kalosh nga më e ulëta deri te më e larta? Si të kalosh nga dobësia te qëndrueshmëria?
Njeriu, në këtë aspekt, ndërton veten e tij dhe ai është më i dituri i njerëzve se çfarë e shqetëson prej dembelizmit, koprracisë apo frikës.
Kështu që, projekton rrugën e shërimit dhe fazat e shpëtimit. Nuk ndalet nga të ecurit në atë rrugë dhe i tejkalon pengesat, derisa të shërohet prej sëmundjeve të tij!”
_____________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: “Et-Tariku min huna” (Këtej është rruga)
Hoxhë Lavdrim Hamja