Ballina Lajmet Kosovë Këtë vit 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, 39 nga...

Këtë vit 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, 39 nga ta shoferë

70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku nga janari i këtij viti e deri në shtator.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovë në 55% të rasateve me fatalitet kanë qenë shoferë.

Ndërsa, rreth 24% e rasteve me fatalitet në komunikacion kanë qenë vetaksidente.

Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës se këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, përderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, thuhet në të dhënat e policisë, raporton teve1.info

Policia e Kosovë u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik në veçanti drejtueseve( të të gjitha mjeteve) që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, thuhet nga policia.

Të dielën një person që bo drejtonte një motor ka humbur jetën në një vetaksident komunikacioni në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Exit mobile version