Të rrisësh një fëmijë dhe ta dërgosh drejt hapave të maturimit nuk është fare e lehtë. Por shumica e prindërve thonë se nuk janë penduar për sakrificat, sado që mund të mos u jenë shpaguar.
Ndërsa flasim për shpagimin e tyre, fotografia e mëposhtme flet më së miri…
Një i diplomuar nga Universiteti i Dhaka-s (Bangladesh) u bën xhiro prindërve të tij në një bicikletë. Ai me dashuri ia veshi babait të tij mantelin e diplomimit dhe kapelën ia vuri nënës.