Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet lokale do të garojë me numrin 94, transmeton lajmi.net
Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 47.
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e 10-ta në fletëvotimet e zgjedhjeve të tetorit.
Ndërsa, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë numrin 50.
Nisma për Kosovë do të jetë 31-ta në fletvotim.