Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje, ku mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre, thuhet në komunikatën e KQZ-së.
Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:
Partia Demokratike e Kosovës – Ramiz Lladrovci
Lidhja Demokratike e Kosovës – Bedri Nika
Nisma për Kosovën – Isa Xhemajlaj
Aleanca Kosova e Re – Elmi Thaçi
Fjala – Vehbi Berisha
Kandidat i Pavarur – Xhavit Drenori
Kandidat i Pavarur – Naim Bazaj
Kandidat i Pavarur – Rrahim Elshani
Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.