Zbardhen emrat e viktimave që mbetën të vrarë me armë zjarri sot në Resulaj të Vlorës.
Gazetari shqiptar ka siguruar për ‘BalkanWeb’, 7 prej emrave të viktimave, ndërkohë ende nuk është arritur të mësohet emri i personit të tetë. Bëhet fjalë për shtetasit: Denik Zykaj, Hazem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec)
Ndryshe, nga vendi i ngjarjes është raportuar se autori Ridvan Zykaj ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta tetë persona dhe gjashtë të tjerë të plagosur.