🗞Vajza thotë: Dikush më propozoi për martesë dhe kushti i vetëm për martesë ishte të kujdesesha për nënën e tij!!
🔖Ai më tha se nuk do të më kërkonte më shumë se kaq, vetëm të kujdesesha për nënën gjatë mungesës së tij, sepse nëna e tij ishte e paralizuar për dhjetë vjet, dhe pas vdekjes së babait, atij nuk i kishte mbetur asgjë nga jeta përveç saj.
🖇Ai më tha: Ky është kushti im I vetëm (nëna ime)
🔆E di që ti nuk ke përgjegjësi për tu kujdesur apo për t’i shërbyer asaj, por nese je dakord, do ta besh nga humanizmi yt dhe respekti jot ndaj meje, -kështu me tha!
🔰Nëna e tij kishte pësuar një aksident të tmerrshëm automobilistik në të cilin humbi kontrollin e të gjithë trupit dhe iu paralizuan gjymtyrët. Djali ishte kujdestari i saj, por për shkak të studimeve dhe punës, kishte raste kur ai mungonte prej saj ndërkohë ajo kishte nevojë për mjekim dhe kujdesje!
♻️U mendova shumë dhe isha e pavendosur edhe më shumë…sikur ai të kishte nevojë për shërbëtore dhe jo për grua.?!!
🔆Fola me babain, i cili ma qetësoi zhurmën e mendimeve dhe më tha:
🔶Dëgjo bija ime, kjo është e ardhmja jote dhe nuk kam të drejtë të ndikoj në ty, por përderisa ti më kërkon mendimin tim, unë jam i bindur se (veprat e mira të mbrojnë nga e keqja)… dhe një njeri si ky që kujdeset për nënën e tij nuk do të humbësh me të dhe nuk do të bëjë padrejtësi!
➖Nëse të do, do të të nderojë, e nëse të urren, nuk do të të bëjë padrejtësi
➖Nëse do të kujdesesh për nënën e tij, jo për kënaqësinë e tij, por vendose atë në vendin e nënës tënde, atëherë pranoje, bija ime, e nëse shejtani gjen rrugë për në zemrën tënde e i bën padrejtësi asaj , atëherë thënia jote (jo) është më e mirë për ty.
💌U martuam dhe në natën time të parë me të, më çoi në dhomën e saj. Unë u çudita nga pamja e dhomës, sikur të ishte pjesë nga xheneti, ngjyrat, sistemimi i saj dhe pajisjet ngrohëse, vërtet krejt ndryshe nga e gjithë shtëpia!!!
📍Më la mua dhe iu afrua krevatit të saj, ajo ishte duke fjetur.
🔅E tundi lehtë në sup dhe i tha: Mama, të kam sjellë një dhuratë… Kjo është nusja ime a nuk do ta shikosh?
🔅Hapi sytë butësisht dhe e shikoi me një buzëqeshje, pastaj e ktheu shikimin nga unë, nuk mund ta përshkruaj atë moment, sytë e saj plot dhimbje, dhe goja e saj me një buzëqeshje të lodhur , fytyra e saj si hënë e plotë, shumë e qetë për një grua shtatëdhjetëvjeçare!
🌐Tha: Urime bija ime për dasmën tënde, i lutem Allahut që ta udhëzojë këtë vogëlushin tim dhe të të furnizojë me një djalë të respektueshëm si ky dhe të mos jesh aq e rëndë për të siç jam unë, pastaj sytë e saj derdhën lot si një lumë që del nga shtrati në përmbytje.
🌀Ai shpejtoi ti fshinte lotët e saj me mëngën e kostumit të tij dhe tha: Këto fjalë më mërzisin dhe ti e di këtë mama, të lutem mos i përsërit më!
🔅Iu afrova i putha dorën dhe ballin dhe i thashë: Amin, mama.
🔶Ditët e mia kalonin në këtë shtëpi dhe habia ime në të më shtohej dita-ditës… ishte ai që ia ndërronte pelenat, e lante në vend me një furçë enkas për trup, ia lagte flokët dhe ia krihte, dhe kur e pa që ajo ndjente dhimbje nga krehëri, i solli një krehër të butë për flokët e saj. -të cilin e kishte parë në një reklamë, dhe e bleu për të.
➖Ajo u gëzua shumë me atë krehër.
🔷Ai ia gërshetonte flokët në dy gërsheta të vogla, dhe asaj i vinte turp kur e bënte këtë dhe e turpëruar buzëqeshte dhe i thoshte: Nuk jam vajzë e vogël që të më bësh këtë, o djalë, a nuk po i prish?!.
🔹Ai i përgjigjej: Kur dikush të të pëlqejë, do të më falënderosh pastaj.. atëherë qeshte fort.
➖E shikoja pas asaj të qeshure si ai e shikonte atë si një fëmijë gjashtë vjeçar!
➖Ai me të vërtetë e donte atë shumë
🌀Nuk e di se çfarë deshi të thoshte kur më tha se donte që unë të kujdesesha për të?!!
➖Në fakt, ai bënte gjithçka… më tha se në kohën që ai është jashtë dhe duke punuar e ka të vështirë që ajo rri vetëm.
🔰Isha e befasuar sesi ai gjente kohë për të gjitha këto… unë vetëm e ndihmoja në dhënien e ushqimit dhe ilaçeve, ky ishte i gjithë roli im.
♥️Shumë e desha marrëdhënien e tij me të. Ai ishte i lidhur me të dhe ajo gjithashtu ….zgjohej natën të paktën tre herë për ta lëvizur nga një anë në tjetrën, në mënyrë që ta kontrollonte dhe të mos merrte plagë nga shtrati.
🔆Me çdo rast të veçantë i sillte rroba të reja dhe e bënte të ndjente atmosferën e atij rasti me ndihmën e teknologjisë.
➖Një herë kishte harruar t’i sillte pelena, dhe kur u zgjua natën për ta kontrolluar, ndjeu një erë të pakëndshme, e kuptoi se e kishte bërë!!
🔸Ajo qante me dënesë dhe thoshte: Më fal, ka ndodhur pa dashje
🔹Ai ishte i zënë me pastrimin e saj, ndërsa ajo qante dhe thoshte: Ti nuk e meriton këtë prej meje, kjo nuk është diçka që përshtatet me ty, lus Allahun të mi shpejtojë ato ditë që më kanë mbetur.
🔷I tha: E bëj këtë nëna ime me të njëjtën nivel kënaqësie që ti e bëje me mua në vegjëli!!
➖Kam qarë shumë atë natë
Ky njeri me të vërtetë është rrizk.
🔶Linda një djalë prej tij, doja që ai të ishte si babai i tij në çdo gjë, kështu që e çova tek gjyshja e tij e vendosa në prehrin e saj dhe i thashë: Unë e dua këtë si djalin tënd?
▫️Ajo buzëqeshi dhe tha: Ky vogëlushi im është rrizku im dhe rrizku është në dorën e Allahut, e dashura ime, prandaj lutju Allahut që ta edukojë për ty.
🔆E gjithë jeta e tij ishte bamirësi, begati dhe mirësi. Ai kurrë nuk u ankua për këtë, as para meje dhe as para askujt.
♻️Aroma e tij kundërmonte mirësi ndaj nënës së tij, aq sa mendova se ishte e mjaftueshme për të gjithë personat e pasjellshëm ndaj prindërve të tyre.
➡️Ky bir i mirë i respektueshëm është: Shejh Dr. Muhamed Ratib Al-Nabulsi
📝Përktheu Flutura Gurra