Kështu vjedhet kasa e skamnorëve në një restorant në Prishtinë

Se paturpësia nuk ka skaj e dëshmon më së miri një video nga kamerat e sigurimit në një restorant në Prishtinë.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se si dy burra vjedhin një kasë me të holla dedikuar jetimëve.

Kasa me të holla ishte vendosur nga Organizata Bamirëse Islamic Relief, dhe ajo ishte mbushur me të hollat e njerëzve të vullnetit të mirë, dedikuar atyre që nuk kanë fatin të kenë prindërit për tu kujdesur për ta.

Ende nuk dihet nëse ndaj hajdutëve është duke u zhvilluar ndjekje. Ndiqeni videon me poshte. /MESAZHI/