50 refugjatë dhe emigrantë nga Somalia dhe Etiopia u “mbytën qëllimisht” kur një kontrabandist i hodhi në det jashtë bregut të Jemenit, tha agjensia e migracionit të OKB-së IMO, duke i quajtur mbytjet “tronditëse dhe çnjerëzore”.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) zbuloi varrezat e cekëta të 29 refugjatëve dhe emigrantëve në një plazh në Shabwa të Jemenit.
Të paktën 22 njerëz mbeten ende të zhdukur, tha IOM. Mosha mesatare e udhëtarëve ishte rreth 16 vjeç, tha agjencia.
Ujërat e ngushta në mes të Bririt të Afrikës dhe Jemenit kanë qenë një rrugë e zakonshme e migrimit pavarësisht nga konflikti i vazhdueshëm i Jemenit. Destinacioni i emigrantëve synohej të ishin vendet e pasura të Gjirit, të cilat kërkojnë fuqi punëtore.
Krimi mizor ndodhi kur kontrabandisti detyroi më shumë se 120 vetë të hidhen në det, kur iu afruan bregdetit të Jemenit.
“Të mbijetuarit u thanë kolegëve tanë në plazh se kontrabandisti i shtyu ata në det kur pa disa ‘autorite’ pranë bregut”, tha Laurent de Boeck, shefi i misionit të IOM-it në Jemen.
Kontrabandisti është kthyer në Somali për të vazhduar biznesin e tij dhe për të marrë më edhe më shumë emigrantë, dhe për t’i sjellë në Jemen, nëpër të njëjtën rrugë. /MESAZHI/