Banorët e një lagjeje në Londër u janë kundërvëne atyre që po ua bllokojnë rrugët, dhe po ua vandalizojnë makinat, e në disa raste, po ua shkatërrojnë ato.
Pamjet e publikuara nga mediat londineze tregojnë mbishkrime me sprej mbi makinat e parkuara karshi shtëpive pranë aeroporit Luton të Londrës.
E tërë kjo tollovi vie nga pueshuesit që vinë përes aeroportit Luton, të cilët për t’iu shmangur taksat e parkingut në aeroport, i parkojnë makinat në lagjen e populluar.
Banorët vendorë thonë se pushuesit shpesh lënë automjetet e tyre në rrugë, por jo të gjithë pajtohen me këtë sjellje ‘ekstreme’. Fqinjët thonë se makinat lihen para shtëpive të tyre me javë të tëra. /MESAZHI/