Kështu transportohet droga nga Kosova në Serbi

Në rubrikën Policia janë shfaqur pamje të njërit prej aksioneve të Policisë së Kosovës në kontrollimin e një makine të dyshuar për narkotik.

Makina është ndaluar në pikën kufitare të Merdaës ndërsa në të pas kontrolleve të detajuara janë zbuluar 12.5kg drogë.
Hetuesit e policisë të intervistuar në rast kanë thënë se makina ishte nisur në drejtim të Serbisë me një destinacion të panjohur për policinë.

Në pamjet e filmuara është parë bunkeri i fshehur brenda makinës ku ishte e fshehur sasia e drogës.

https://video.gjirafa.com/droga-ne-merdare