Sot është dita e parë e fundjavës e meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me mot kryesisht të kthjellët.
Në orët e pasdites mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të lëvizin në mes 12 e 24 gradë Celsius.
Nesër pritet të ketë më shumë vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do te sillen në mes 11 e 21 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.
Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me vranësira të pjesshme të cilat herë pas here mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat do të pësojnë rënie ato në mëngjes do të sillen në mes 8 e 10 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 22 gradë Celsius./21Media