Kështu tallen në politikanët britanik me të vdekurit në Libi

Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson tha të martën se Libia mund të bëhet një “Dubai i ri” po qe se largohen trupat e vdekur nga rrugët. Kjo është gafa e radhës nga diplomati më i lartë i Britanisë.

Xhonson, i cili i ka ofenduar disa aleatë me vërejtje të papërshtatshme, u tha anëtarëve të Partisë Konservatore se qyteti libian i Sirtes mund të shndërrohet në Dubain e ardhshëm nga investitorët britanikë nëse ata mund të pastrojnë trupat e vdekur nga rrugët.

“Ata kanë një vizion të shkëlqyeshëm për ta kthyer Sirten në Dubain e ardhshëm,” tha Johnson. “E vetmja gjë që duhet të bëjnë është që trupat e vdekur të largohen dhe pastaj do vazhdojmë”.

Disa aktivistë nga partia e kryeministres Theresa May u qeshën dhe bënë shaka me këto deklarata, teksa Sekretari i Jashtëm kërkoi të ndryshohet tema. /MESAZHI/