Kështu serbi “terrorist” e demoloi xhaminë në Llabjan

Në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdës, një serb ka sulmuar dhe demoluar xhaminë e fshatit, shkollën, ambulancën dhe disa shtëpi private njofton Klan Kosova.

Por dëmet më të mëdha kanë ndodhur në xhami.

Imami i fshatit, Nazmi Gashi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka deklaruar se sulmuesi ka thyer inventarin e xhamisë me një mjet të fortë – pa mundur ta përcaktojë atë.

“Te gjitha gjërat në xhami janë dëmtuar; ka ndodhur demolim i brendshëm. Gjithçka është dëmtuar, aparatet e rrymës, pjesa e brendshme, zhveshtorja etj. Sulmi është bërë nga një mjet i fortë”, ka thënë imami.

Gashi tregoi se, fatmirësisht, më momentin kur është kryer sulmi nuk ka pasur persona në xhami, ndaj nuk është lënduar askush.

Lajmin për Klanin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka treguar për Klan Kosovën se agresori është arrestuar.

Në konfirmimin e policisë për Klanin, nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi.

faegefgasef

fxgbfgh

faefafa