Mësimi dhe memorizimi i Kur’anit ka qenë një traditë e gjatë në Bosnje dhe Herzegovinë. Për të marrë një diplomë të hafizllëkut në Bosnjë, kandidatët duhet të jenë në gjendje të lexojnë të gjithë Kur’anin, në jo më pak se 15 ditë, duke recituar një minimum prej 2 xhuze (pjesë) përnjëherë.
Faza e parë e memorizimit fillon duke mësuar nga një mësues. Meqë memorizimi i Kur’anit është tepër kërkues dhe kërkon shumë orë dhe lexim, çdo student që dëshiron të jetë i suksesshëm duhet të ketë një mentor, një mësues të aftë. Një ‘Muhafiz’ është një person i cili e ka mësuar Kuranin dhe eshte ne gjendje ta thot ciledon pjese, por edhe qe me njohuritë dhe këshillat e tij i drejton hafizët e ardhshëm të Kur’anit, dhe ua lehtëson atyre procesin e të mësuarit.
Faza e dytë është rishikimi i mesimeve që zhvillohen çdo ditë. Në Bosnjë, pasi studenti ka përfunduar mësimin përmendësh para një mësuesi, ai fillon një cikël të plotë rishikimi për të forcuar hifzin e tij.
Faza e tretë është një test memorizimi; Kandidatët duhet të lexojnë të gjithë Kur’anin para Komisionit për Hifz të Bashkësisë Islame në Bosnjë. Komisioni përbëhet nga shtatë ekspertë, të cilët janë të gjithë “akademik” ne kete aspekt. Provimi përbëhet nga kandidatët që recitojnë çdo ditë së paku 2 xhuze (40 faqe) të Kur’anit, duke kompletuar të gjithë recitalin në 15 ditë. 361 kandidatë kanë kaluar provimin në 30 vitet e fundit.
Në vitin 2014, Ahmed Hamidoviç u bë djaloshi më i ri – hafiz i Kur’anit në Bosnjë. Ai ka lindur në Sarajevë gjashtëmbëdhjetë vjet më parë. Ai ndoqi shkollën fillore “Aleksa Santic” në Sarajevë dhe aktualisht është student i vitit së dytë në Gazi Husrev-Bey Madrasa (shkolla e mesme islame) në Sarajevë. Ai jeton me babanë, nënën, vëllain dhe motrën e tij.
Me ndihmën dhe inkurajimin e nënës së tij, Ahmedi mësoi alfabetin arab në moshën katër vjeç e gjysmë dhe filloi mësimin përmendësh në moshën pesë vjeçare. Ai mësoi pjesën më të madhe të Kur’anit nga nëna e tij.
Ai kishte tre mësues te ndryshem ne periudha te ndryshme. Ahmedi përfundoi memorizimin e Kur’anit në vitin 2012 dhe filloi të përgatitej për recitim para Komisionit. Përgatitja dhe rishikimi zgjatën një vit e gjysmë. Ai me sukses recitoi tërë Kuranin përpara Komisionit në vitin 2014 dhe u bë djaloshi më i ri nga Bosnja si hafiz në atë kohë. Ai rregullisht merr pjesë në garat e Kur’anit dhe ka fituar çmime të shumta. /MESAZHI/