Kontrabanda e cigareve është biznesi më i madh në vendin e sapopranuar në BE. Sipas një studimi, 1 në çdo 10 cigare vie si kontrabandë në këtë vend.
Sado që ka pasur “përpjekje” për ta ndaluar fenomenin e kontrabandës së cigareve në Rumani, ndikimi i saj është zmadhuar më tej nga varfëria e zonave ku ndodh kryesisht kontrabanda- rreth kufijve me Ukrainën dhe Moldavinë.
Një kontrabandist pranon se fitoi 1.500 euro në javë nga tregtia e paligjshme, e që prej saj i pësoi dy vjet burg.
Për ata që jetojnë pranë kufijve lindorë të vendit, kontrabanda e cigareve është bërë një mënyrë jetese. Zhvendosja e një pakoje pak kilometra mbi kufirin mund të katërfishojë vlerën e saj.
Transportimi i dhjetëra kilogramëve të duhanit ilegal mbi kufirin malor nuk është detyrë e lehtë. Zyrtarët e policisë kufitare raportojnë se korrierët, ose “mushkat” ashtu siç quhen, mund të mbajnë deri në 50 kilogramë produkte duhani. Shtuar kësaj terrenin e paparashikueshëm dhe errësirën e plotë në të cilën veprojnë, këta njerëz janë të gatshëm të rrezijojnë jetën për të fituar disa euro.
“Kontrabandistët po mbështeten në faktin se duke pasur parasysh peizazhin dhe kushtet e jashtme, policët janë më pak të prirur për të patrulluar këtë zonë, duke lejuar trafikantët të arrijnë destinacionin”, tha një nga punonjësit e policisë përgjegjës për ruajtjen e kalimit kufitar me Ukrainën.
Policia doganore e Rumanisë ka identifikuar një sërë mënyrash “kreative” të përdorura për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Cigaret ilegale janë gjetur të fshehura në bombolat e gazit, pjesët e makinave, kontejnerët e detergjentit, të fshehura brenda pemëve dhe madje edhe kavanozëve.
Kontrabanda e cigareve në Rumani mbetet një biznes shumë fitimprurës për të gjitha palët e përfshira dhe për shumë prej tyre mënyra më e shpejtë për t’i shpëtuar varfërisë dhe për t’u pasuruar.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit të autoriteteve për të frenuar tregtinë e cigareve të paligjshme, së bashku me përfshirjen e kompanive të duhanit në monitorimin e situatës, Rumania mbetet një strehë për kontrabandistët e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian, duke krijuar humbje vjetore prej 670 milionë euro për BE-në.
FOTO:
/MESAZHI/