Nënat e Srebrenicës i janë gëzuar vendimit të Tribunalit të Hagës për ta dënuar me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin.
Mlladiq u dënuar sot për gjenocid në Srebrenicë dhe për 11 pika tjera nga aktakuza për krime lufte, shkruan lajmi.net.
“Krimet që janë kryer janë më të rëndat që i njeh njerëzimi, aty përfshihet edhe gjenocidi dhe pushkatimi”, ka thënë gjykatësi Ori.
Mlladiq është shpallur fajtor në 11 pika të aktakuzës.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.
Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.