Kështu duket renditja e golashënuesve në Premierligë (Grafikë)

Me fitoren dramatike të Manchester United në udhëtim te Crystal Palace me rezultat 2:3 është kompletuar xhiroja e 29-të e Premierligës.

Pas 29 xhirove, është Harry Kane që me 24 gola kryeson në renditjen e golashënuesve. Numër të njëjtë të golave ka edhe Mohamed Salah i Liverpoolit.

Në vendin e tretë është Aguero që ka realizuar 21 gola.

Sterling zë vendin e katërt me 15 gola, ndërsa një pozitë më poshtë janë Firmino Lukaku dhe Vardy, që kanë shënuar nga 13 gola.