Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Këshilltari i Bidenit vizitë në Iz’rael për shkak të përshkallëzimit të te’nsioneve...

Këshilltari i Bidenit vizitë në Iz’rael për shkak të përshkallëzimit të te’nsioneve Iz’rael-Li’ban

Këshilltari i lartë i presidentit amerikan, Joe Biden është planifikuar të mbërrijë sot në Izrael për të diskutuar mbi përshkallëzimin në rritje midis Izraelit dhe Hezbollahut, raporton Anadolu.

Amos Hochstein pritet të zhvillojë takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Hochstein mund të takohet edhe me Benny Gantz, i cili u largua nga qeveria e urgjencës këtë muaj për mosmarrëveshjet me Netanyahun mbi strategjinë e Gazës së pasluftës.

Hochstein luajti rol të rëndësishëm në marrëveshjen e kufirit detar, të nënshkruar në tetor 2022, midis Izraelit dhe Libanit.

Udhëtimi vjen në kulmin e përleshjeve kufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut. Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetorin e kaluar, ka pasur shkëmbime zjarri të përditshëm dhe mijëra civilë janë zhvendosur në të dy anët e kufirit të përbashkët.

Washingtoni i frikësohet përshkallëzimit serioz midis dy palëve pas vrasjes së një komandanti të lartë të Hezbollahut javën e kaluar.

Vrasja bëri që Hezbollahu të lëshonte qindra raketa dhe dronë në veri të Izraelit. Konflikti i fundit midis dy palëve ishte në vitin 2006.

Exit mobile version