Këshilli Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) me kërkesë të Britanisë së Madhe zhvilloi një diskutim me dyer të mbyllura për zhvillimet në Arakan.
Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë për gazetarët pas takimit tha se kanë kryer një diskutim të dobishëm në çështjen e Mianmarit.
Duke theksuar se janë të shqetësuar për shkak të ngjarjeve të dhunshme, Rycroft tha se “Ndjejmë shqetësime për shkak të situatës në Mianmar. I dënojmë të gjitha ngjarjet e dhunës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për uljen e tensioneve”
Pasi është bëri të ditur që të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë mbështesin propozimet në raportin e Annan për rajonin Arakan, Rycroft tha se nga takimi nuk ka dalë ndonjë dokument zyrtar, por se vetëm kanë vlerësuar situatën e fundit.
Ai më tej shtoi se kjo mbledhje është një mesazh për Mianmarin dhe se do të ndjekin nga afër zhvillimet.
Rycroft bëri të ditur se në takim kanë diskutuar edhe çështjen nëse Bangladeshi do të pranojë apo jo myslimanët Rohingya, ndërsa theksoi se e vlerësojnë atë që Bangladeshi ka bërë deri më tani dhe kërkojnë që ky vend të mbajë dyert e hapura edhe për të ardhurit e rinj.