Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Këshilli i Sigurimit i OKB-së referon kërkesën për anëtarësim të Palestinës në...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së referon kërkesën për anëtarësim të Palestinës në komitetit përkatës

Këshilli i Sigurimit i OKB-së - Foto nga arkiva

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) ka njoftuar se këshilli ka ra dakord që zyrtarisht ta referojë kërkesën për anëtarësim të Palestinës në “Komitetin e Pranimit të Anëtarëve të Ri”, transmeton Anadolu.

Duke folur për mediat pas një sesioni me dyer të mbyllura mbi kërkesën e anëtarësimit të Palestinës, e dërguara e Maltës në OKB, Vanessa Frazier, njëherësh kryetare aktuale e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se këshilli ra dakord të referojë zyrtarisht kërkesën e Palestinës për rishqyrtim për aplikimin e saj për anëtarësim, por shtoi se çdo anëtar mund të propozojë një projekt-rezolutë gjatë këtij procesi.

“Komiteti i Pranimeve do të diskutojë atë që është marrë në letër, e cila është që Këshilli i Sigurimit të rishqyrtojë kërkesën e tyre të vitit 2011 për anëtarësim në OKB gjatë prillit”, tha Frazier.

Duke komentuar kërkesën e Palestinës për anëtarësim, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha se ata nuk besonin se komiteti kishte nevojë të rivlerësojë kërkesën për anëtarësim të Palestinës, sepse ajo tashmë ishte vlerësuar në vitin 2011.

Nebenzia tha se kanë vendosur t’i japin komisionit një afat kohor të kufizuar.

Kur u pyet për qëndrimin e Rusisë për kundërshtimin e Izraelit ndaj anëtarësimit të Palestinës, ai u përgjigj se “ata (Izraeli) gjithashtu refuzojnë zgjidhje me dy shtete”.

Nga ana e tij, zv/ambasadori i SHBA-së në OKB, Robert Wood, foli me gazetarët para seancës me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën do të rishqyrtohej kërkesa e Palestinës për anëtarësim.

Wood tha se qëndrimi i SHBA-së për kërkesën e Palestinës nuk ka ndryshuar, duke shtuar se, “Qëndrimi ynë është se çështja e anëtarësimit të plotë të Palestinës është një vendim që duhet të negociohet midis Izraelit dhe palestinezëve”.

Duke kujtuar se kjo çështje trajtohet edhe në Marrëveshjet e Oslos, ai tha se “ata duhet të përpunojnë një marrëveshje dhe kështu duhet të arrihet anëtarësimi i plotë”.

Kërkesa e Palestinës për anëtarësim në OKB

Në vitin 2011, Palestina paraqiti një kërkesë për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Megjithatë, i dërguari palestinez i OKB-së, Riyad Mansour, më 2 prill njoftoi se ai i kishte dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke kërkuar që aplikimi i tyre për anëtarësim të rishqyrtohej.

Më 3 prill, Guterres i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke bërë thirrje për shqyrtimin e kërkesës së Palestinës.

Në Këshillin e Sigurimit ka nisur procesi i pranimit të anëtarëve të ri të OKB-së. Pas diskutimeve, këshilli pritet t’ia kalojë çështjen “Komitetit për Pranimin e Anëtarëve të Ri”.

Nëse komiteti përgjigjet pozitivisht, Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të votojë, për një rezultat pozitiv me asnjë nga anëtarët e tij të përhershëm të mos ushtrojnë të drejtën e vetos dhe të paktën nëntë nga 15 anëtarët të votojnë “pro”.

Nëse këshilli miraton, çështja i referohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Miratimi i anëtarësimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së 193-anëtarëshe kërkon një shumicë prej dy të tretave të votave.

Që nga viti 1974, Palestina ka marrë pjesë në OKB si vëzhguese.

Exit mobile version