Ballina Uncategorized Këshilli i Prindërve: Nëse Qeveria nuk i paguan mësimdhënësit, ne mbledhim vetë...

Këshilli i Prindërve: Nëse Qeveria nuk i paguan mësimdhënësit, ne mbledhim vetë fonde

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk u jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

“Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”, ka shkruar Këshilli.

Ndonëse të hënën filloi procesi mësimor në të gjitha shkollat, mësimdhënësve ende nuk u kanë dalë pagat në llogaritë e tyre për muajin shtator, kohë sa ishin në grevë.

Të premten, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vetëm atyre që kanë punuar me orar të plotë do t’u procesohen pagat.

Mirëpo, pagat në sektorin e arsimit nuk u dolën as atyre që nuk ishin në grevë.

Exit mobile version