Çdo prind duhet ta mësojë fëmijën e tij me rregullat e mirësjelljes. Por, përveç bontonit me rëndësi është që çdo prind ta inkurajojë fëmijën e tij që ta forcojë vetëbesimin e tij. Pikërisht këtë në mënyrë shumë të bukur e ka bërë një nënë.
Tony Hammer është nëna e vajzës pesëvjeçare, kurse publikimi i saj në Facebook për dy javë ka “fituar” 11 mijë like dhe gati një mijë lavdërata në formë komentesh. Bëhet fjalë për letrën e hapur që kjo nënë i ka shkruar vajzës së saj.
Kjo letër përmbanë 13 gjëra, gjegjësisht 13 këshilla për të cilat vajza e saj nuk duhet të kërkojë të falur dhe arësyetohet. Është fjala për një fletë kujtese e cila në fakt vlenë për të gjitha vajzat, të rejat dhe gratë.
Çfarë i kam fshehur vajzës kur më tha se dëshiron të bëhet nënë: Fjalë që të prekin në shpirt!
Bija ime,
Mos kërko falje kur dikush përplaset me ty.
Mos thuaj “më fal që po të bezdisë”. Nuk je e bezdisshme. Ti je person me ndjenja dhe mendime që meritojnë respekt.
Mos shpik arësye për të cilët nuk mund të dalësh me djalin që vërtetë nuk dëshiron të dalësh. Askujt nuk i detyrohesh shpjegim. Thjeshtë “jo, faleminderit” duhet të jetë e pranueshme.
Mos mendo shumë se çka han para njerëzve. Nëse je e uritur, ha, dhe ha atë që të pëlqen. Nëse dëshiron picë, atëherë mos porosit sallatë për shkak të njerëzve tjerë rreth teje. Porosite atë picë të bekuar!
Mos mbaj flokë të gjata vetëm për ta kënaqur dikë tjetër.
Mos vesh fustan nëse nuk don.
Mos rri në shtëpi vetëm sepse nuk ke me kënd të dalësh. Nxirre vetëveten. Përvojat krijoj vetë dhe për vete.
Mos i ndalo lotët tuaj. Qarja do të thotë se ndjenë diçka që duhet nxjerrë në pah. Kjo nuk është dobësi. Kjo tregon se je qenie njerëzore.
Mos u qesh vetëm pse dikush të ka thënë ta bësh këtë.
Mos u frigo të qeshësh me shakatë tuaja.
Mos thuaj “po” për mirësjellje. Thuaj “jo” sepse është jeta jote.
Mos i fsheh mendimet tuaja. Flit me zë. Duhet të dëgjohesh.
Mos kërko falje për atë që je. Bëhu e guximshme dhe e vlerësuar dhe e mrekullueshme. Bëhu pa justifikim vetëvetja./femra.net/