Këshillat e mjekes së Gjinekologjisë për gratë shtatzëna që shkojnë në pushime

Sado qe vera sjellë kënaqësi, tek disa raste temperaturat e larta të kësaj stine krijojnë shqetësime. Gratë shtatzëna janë ato tek të cilat nga nxehtësia sezonale mund të vijë deri te dilatimi i enëve të gjakut, ulja e tensionit të gjakut, molisje, lodhje etj.

Rreth kësaj çështje Dr. Sahadete Shala, specialiste në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është shprehur se konsumimi i ujit dhe ushqimit të shëndetshëm gjatë kësaj periudhe është e domosdoshme.

“Në shtatzëni, sistemi kardio-respirator pëson ndryshime fiziologjike dhe në kushte të vapës mund të rëndohet edhe më shumë”, ka deklaruar ajo. Pasi që verës njerëzit zgjedhin t’i kalojnë pushimet në bregdet, kjo sipas gjinekologes është një periudhë kur shtatzënat duhet të kenë më së shumti kujdes, shkruan Gazeta Shneta.

“Shmangni qëndrimin në rreze të diellit kur moti nuk është i freskët, përdorni kapela dhe ombrellë, poashtu vishni rroba të lirshme nga pëlhura me ngjyra të hapura, nuk rekomandohen veshje pambuku dhe sintetika”, ka shtuar gjinekologia.

Për sa i përket rrugës për tek pushimet varësisht nga mjeti i udhëtimit mund të jetë i mundimshëm për gratë shtatzëna. “Udhëtimet e gjata me makinë, apo transport publik janë jashtëzakonisht të lodhshme për shtatzënat prandaj duhet patur kujdes që të merrni pushim, energji dhe lëngje të mjaftueshme”, ka thënë ajo.

E pyetur rreth ushqyerjes gjatë kësaj stine mjekja ka sqaruar se ajo duhet të jetë sa më e shëndetshme dhe me vitamina. “Rekomandoj të konsumoni sa më shumë ujë, fruta dhe supa me perime ndërsa duhet shmangur mishin e pjekur në skarë, perimet e skuqura, yndyrat”, ka thënë mjekja.

Si përfundim është e preferuar që gratë të kryejnë edhe ushtrime për çlodhje të trupit. /Gazeta Shneta/