Këshillat që Imam Ebu Hanifja i dha një nxënësi të tij:
– Çdo kënd mbaje në shkallën e vet!
– Respekto ata që kanë dinjitet!
– Ndero dijetarët!
– Ndero të moshuarit!
– Sillu mirë me të rinjtë!
– Bashkoju atyre që janë të mirë!
– Askënd mos e shiko me përbuzje!
– Fshehtësinë tënde, mos ia trego askujt!
– Bëhu u durueshëm, i qëndrueshëm dhe me edukatë të mirë!!
– Të jesh gjithmonë i gatshëm për faljen e namazit!
– Ushqeje tjetrin!
– Vizito edhe ata që të vizitojnë edhe ata që nuk të vizitojnë!
– Edhe atij që të bën mirë edhe atij që të bën keq përgjigju me të mirë!
– Braktisi gjërat që nuk të sjellin dobi as në këtë botë as në ahiret!
– Braktis çdo gjë që të mundon!
– Ki shume kujdes që të respektosh të drejtën dhe drejtësinë!
– Vizito vëllanë tënd besimtar që është i sëmurë!
– Mos i ndërprit lidhjet me atë që i ka ndërprerë me ty, ti shko te ai!
– Ndero atë që të viziton ty!
– Fale atë që ka bërë keq!
– Ndaj atij që ka folur keq për ty, ti fol mirë!
– Shko në ngushëllime të atij që e ka goditur ndonjë fatkeqësi!
– Ndihmo atë që kërkon ndihmë nga ti! /islamgjakova