Këshillat e Duhura për Shkrirjen e Shpejtë dhe të Sigurt të Produkteve të Detit

Në ditët e sotme tregu ofron një gamë të gjerë produktesh deti të ngrira e të shijshme, po aq sa edhe produkte të freskëta.

Por nëse mendoni se ushqimet e ngrira të detit janë me cilësi më të keqe se ato të freskëtat, mendojeni përsëri.

Ngrirja, kur bëhet siç duhet, është një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur cilësinë.

Kështu, kur produkti të shkrijë, ju do të merrni të njëjtën cilësi që do të kishit nëse ai do të ishte i freskët.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën se si të ruani dhe të shkrini produktet e detit.
Si të ruani në ngrirje produktet e detit

Me shumë mundësi, në frigoriferin tuaj gjenden edhe produkte të tjera, si për shembull perime të ngrira, akullore etj.

Mënyra më e mirë për të ruajtur ushqimet e detit në një frigorifer të mbushur edhe me produkte të tjera, është duke i vendosur ato në fund të frigoriferit.

Duke qenë larg derës, do të shmangni luhatjet e temperaturës kur hapni dhe mbyllni frigoriferin tuaj.

Ju gjithashtu duhet të siguroheni që frigoriferi të jetë shumë i ftohtë (-12 gradë) dhe që dera të mbyllet mirë.

Si të shkrini produktet e ngrira

Shkrirja e ushqimeve të detit kërkon kohë dhe durim.

Për shkrirjen e peshkut, rekomandohet që të lihet nga 10 deri në 12 orë, para se të filloni gatimin e tij.

Por nëse nuk keni kohë, ju mund t’i shkrini ushqimet e detit në ujë të ftohtë për 3 deri në 5 minuta. Dhe kur produkti të jetë shkrirë, mbajeni në ftohje derisa të jetë gati për përdorim.

Ju duhet të tregoni kujdes metodat e shpejta të shkrirjes, sepse nëse shkrirja nuk bëhet siç duhet cilësia e ushqimit mund të dëmtohet.

Ndërsa për filetot e ngrira të peshkut, këshillohet që pasi t’i hiqni nga paketimi t’i vendosni në frigorifer, në një enë të mbuluar derisa ato të shkrihen.

Pasi peshku të jetë shkrirë, kontrolloni për ndonjë erë të fortë.

Kjo është një shenjë që tregon se porcesi i shkrires nuk ka shkuar siç duhet dhe ai është prishur.