Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës.
Që nga 15 nëntori ka filluar sezoni dimëror për shoferët, deri më 15 mars makina duhet të jetë e pajisur në mënyrën e duhur për të dalë në rrugë.Përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, rekomandohet që të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë.
Gjithashtu kujdes që të mbathurat të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës.
Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante, transmeton “Telegrafi”.
Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10-15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.