Këshilla për ushqyerjen gjatë ciklit menstrual

Humbja e gjakut do te thote oksigjenim me te paket te qelizave te trupit, dmth lodhje me te madhe se zakonisht per te njejten pune. Patjeter ato dite duhet te hash me shendetshem se zakonisht.

Mire është të:

  1. Të marrësh minerale (hekur) në farmaci.

Ka edhe prodhime me hekur dhe acid folik bashkë, e që janë akoma më të mira. Kujdes, hekurin mos e merrni në  stomak bosh, pasi ka gjasa të shkaktoj shqetësime në tretje.

  1. Hani ushqime që përmbajnë shumë hekur, si p.sh. mish të kuq.

Sikur vezet që kanë hekur, ashtu kanë fasulet, mirëpo trupi nuk e thith hekurin e tyre aq lehte sa thith hekurin e mishit. Eshte gjetur se nga një kokërr vezë, e cila eshte e pasur me hekur, zorra jonë arrin të thithë vetëm 3% , ndërsa nga një copë mish 40%, sepse mishi ka hemosferine, ashtu sic ka edhe gjaku ynë. Pra, mos bëni prova me shëndetin tuaj ato dite. Po nuk u kujdesët për veten, ka mundësi të kaloni në anemi.

  1. Pi një gotë portokall të shtrydhur:

Para se të marrësh hekurin apo para se të hash një ushqim që përmban shumë hekur, portokalli ka shume vitaminë C, e cila eshte e domosdoshme për thithjen e hekurit nga trupi.

  1. Hani perime ngjyrë jeshile sepse përmbajnë acid folik, i cili gjithashtu ndihmon në thithjen e hekurit nga trupi.
  2. Mos e përzieni mishin me produkte bylmeti

Është vertetuar se zorra mundet të thithë ose hekurin ose kalcium. Nëqoftëse i ka të dyja në të njëjtën kohë, nuk e thithë asnjërën plotësisht, prandaj ka mundësi që të shfaqet fryerja e barkut dhe vonesa në tretje.

  1. Hani cokollatë gjatë ciklit menstrual, sepse permban hekur dhe magnesium, ato gjera qe trupi i humbet me gjakun e humbur. Mjekët thonë se cokollata pa qumesht (bitter) eshte shumë më e ushqyeshme se ajo me qumësht. Sa më e errët të jetë, aq më shumë magnez përmbanë.