Është përllogaritur se 70 deri në 80 për qind e nënave të reja nganjëherë provojnë këto ndjenja. Por çfarë është depresioni i paslindjes dhe nga se shkaktohet ai? Si mund të përballohet depresioni i paslindjes? Çfarë ndihme mund të japin pjesëtarët e familjes dhe të tjerët? Këtu janë disa këshilla për të përballuar depresionin e paslindjes…
- Fol me dikë, sidomos me dikë që është edhe vetë nënë dhe tregoji se si ndihesh.
2. Kërkoju të tjerëve të marrin pjesë edhe ata në kujdesin për fëmijën, për punët e shtëpisë dhe për të kryer ndonjë porosi. Kërkoji bashkëshortit të të ndihmojë për të ushqyer fëmijën natën dhe për punët e shtëpisë.
3. Gjej kohë për të bërë diçka të dobishme për veten edhe sikur vetëm për 15 minuta në ditë. Provo të lexosh, të shëtitësh, të bësh një banjë çlodhëse.
4. Edhe nëse gjatë ditës arrin të mbarosh vetëm një punë, ky është një hap përpara. Mund të ketë ditë kur nuk arrin të bësh asgjë. Po të ndodhë kështu përpiqu të mos jesh e inatosur me veten.
5. Veçimi, shpesh e zgjat depresionin. Prandaj, vishu dhe dil nga shtëpia të paktën për pak kohë çdo ditë. Ajri i pastër dhe ndryshimi i ambientit do të të bëjë shumë mirë ty dhe foshnjës tënde.