Këshilla për ndërmarrësit që janë prindër

Ambientet e paparashikueshme të biznesit kanë detyruar shumë organizata të rimendojnë buxhetet e tyre. Për këtë njerëzit pushohen nga puna në numra të mëdhenj rreth globit.

Kjo në mënyrë domethënëse ka rritur aktivitetet ndërmarrëse.Përfitimet e të qenit shefi i vetes janë të dukshme. Ju mund të caktoni orarin tuaj, të vendosni cilat projekte dëshironi t’i përfundoni dhe të qëndroni përgjegjës për situatën tuaj financiare.

Një sfidë për ndërmarrësit të cilët punojnë nga shtëpia, të cilët janë gjithashtu prindër, është të qenit produktiv. Këtu janë disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin tuaj përderisa balanconi detyrat e punës dhe ato familjare.

Zgjohuni para agimit për të punuar

Përfitimi më i dukshëm këtu është se ju keni më shumë kohë për të punuar. Zgjimi herët do të thotë të keni më shumë kohë në duart tuaja. Vendosni alarmin dy ose tri orë më herët para se fëmijët tuaj të zgjohen për shkollë.

Përdorni këtë kohë për të përmbushur detyrat tuaja të cilat kërkojnë koncentrimin më të madh. Disa studime pajtohen se ata të cilët zgjohen më herët kanë produktivitet më të lartë në punë.

Sapo fëmijët të zgjohen dhe të kërkojnë vëmendjen tuaj, ju do të jeni të kënaqur që jeni zgjuar më herët.

Mësoni fëmijët të kujdesen për pastërtinë

Vetëm pse jeni ndërmarrës dhe prind nuk ju jep arsyetim që të mbani shtëpinë tuaj të çrregullt.Mësoni fëmijët gjithçka që dini për pastrimin dhe mbajtjen e një shtëpie të pastër.

Duke ua caktuar këtë përgjegjësi, automatikisht ju liron më shumë kohë për t’u fokusuar në biznesin tuaj.

Ndani ambientin tuaj të punës nga ai i ndejës

Hutimet në mënyrë tipike ndodhin kur fëmijët tuaj ju ndërpresin përderisa jeni të zënë; veçanërisht, kur jeni nën presion për të përfunduar një detyrë të rëndësishme.

Për këtë ju duhet të krijoni një hapësirë të zyrës e cila është e ndarë nga dhomat tjera në shtëpinë tuaj.Ju duhet t’i bëni fëmijët tuaj të kuptojnë se vendi juaj i punës nuk është i qasshëm për ta.

Duke bërë këtë, ju kurseni veten nga hutimet dhe humbja e dokumenteve të rëndësishme.

Përgatituni për pushime para kohës

Kur nuk përgatiteni për pushime familjare para kohës, mund të jetë e lehtë të harroni për të sapo të zhyteni në punë.

Për këtë ju duhet të paketoni gjithçka para kohës. Nëse nuk ju dëmton financiarisht, ju rekomandoj të mbani dy pako të gjërave familjare të rëndësishme të paketuara në shtëpi dhe në makinën tuaj.

Kur paketoni gjërat e rëndësishme para kohës, pjesa tjetër mund të përfundohet nga fëmijët. Në këtë mënyrë ju nuk do të shpenzoni kohë.

Ndani kohën e kaluar në punë dhe me familje

Sa më shumë që është e mundur, sigurohuni se nuk po mendoni për familjen tuaj kur punoni dhe anasjelltas. Ju mund të trajtoni këtë problem duke krijuar një orar i cili ju ndihmon të ndani kohë të barabartë për të dyjat.

Sigurohuni se pjesa më e madhe e kohës tuaj të punës të caktohet kur fëmijët tuaj nuk janë përreth, si p.sh. kur janë në shkollë ose në kopsht. Kjo do ju ofrojë një ambient pa hutime që të përfundoni punët.

Transferoni detyrat kur është e nevojshme

Njëra prej mënyrave për të bërë këtë është të punësoni asistentë virtualë. Ata mund të kujdesen për detyrat tuaja administrative përderisa fokusoheni në biznesin tuaj.Transferimi është i nevojshëm veçanërisht kur biznesi juaj fillon të rritet.

Të jesh ndërmarrës dhe prind është gjë e vështirë. Aftësia për të gjetur një ekuilibër në mes të këtyre dyjave role nuk do të rrisë vetëm produktivitetin tuaj në punë, por gjithashtu do të përmirësojë marrëdhënien me familjen tuaj./Mesazhi/