Prej sulmeve të fundit terroriste në Londër, ka pasur “debate twitteri” nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e fajësoi kryetarin e Londrës Sadiq Khan se nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar sulmet. Fillimisht Khan nuk iu përgjigj, pasi në mbrojtje tëdij doli edhe kryeministreja e vendit Theresa May. Por pasi Trump foli sërish, si zakonisht në Twitter, atëherë edhe Khan ia ktheu, në mënyrë “politikisht korrekte”.
“Unë nuk mendoj se duhet t’ia shtrojmë tepihun e kuq presidentit të SHBA-ve, në këto rrethana, kur politikat e tij janë kundër gjithckaje që ne e përkrahim fuqishëm”.