Kërpudha të mbushura me djathë

Përbërësit: kërpudha, djathë Gorgonzola, vaj ulliri, kripë, piper dhe trumzë.

Përgatitja: Pastroni me letër të thatë kërpudhat ( jo t’i lani me ujë, pasi kërpudhat nuk lahen). Hiquni bishtat, i vendosni në tavë ku i marinoni me vaj ulliri, kripë dhe piper. I mbushni pjesën e brëndshme me ndihmën e një luge të vogël me djathin gorgonzola. I vendosim sipër trumëz dhe e pjekim për 15-20 minuta në furrë 200 C te parangrohur. 10 minutat e fundit i mbuloni me letër alumini.