Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Një mësimdhënëse është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Pejë si e dyshuar për mashtrim me subvencione.

Ndërkohë sot Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kjo u konfirmua për teve1.info nga zëdhënësi Shkodran Nikçi.

“Njëkohësisht është nxjerr aktvendimi për fillimin e hetimeve”, tha ai.

Mësimdhënësja dyshohet se i ka mashtruar bujqit në lidhje me subvencionet kinse se do t’u ndihmojë atyre për aplikim.

Mësimdhënësja dyshohet se iu ka marrë para atyre, kinse për t’ju siguruar serra të xhamit gjatë periudhës 2022-2024.

Policia në shtëpinë e saj në Loxhë, gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një llaptop, një vulë, disa folldera me dokumente të ndryshme dhe një telefon.

Vlera e dëmit të përgjithshëm llogaritet të jetë 30 mijë euro.