Në seancën e sotme, në fjalën përmbyllëse të Prokurorisë për lëndën ”Lagjja e Trimave”, u kërkua burg të përjetshëm për 37 të akuzuar për terrorizëm dhe organizatë terroriste, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi shqyrtim të rastit dhe paralajmëroi se fjalët përmbyllëse të tyre do të tregohen në seancën e radhës të caktuar për më 28 korrik.
Prokuroria sqaroi të dhëna rreth sulmit, logjistikës, ndihmësve të grupit që kaluan nga Kosova në Maqedoni, si edhe kush siguroi armë dhe ushqime.
Mirëpo, të akuzuarit i kanë hedhur poshtë fjalët e palës së akuzës, duke i konsideruar si të pavërteta.