Serbia ka dorëzuar dosjen e Ramush Haradinajt në Gjykatën e Colmarit, gjatë seancës e cila sapo ka përfunduar. Shqyrtimi i kësaj dosje dhe kërkesës për ekstradim në Serbi do të bëhet të enjten e ardhshme nga drejtësia franceze, që e ka liruar me kusht kreun e AAK’së, pas arrestimit më 4 Janar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i Haradinajt në Kosovës, Arianit Koci.
“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrotjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet me datën 9 Shkurt 2017”, ka shkruar Koci në facebook.