Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kërcënon Abazovic: Nëse policia menaxhohet nga Serbia, do ta rrëzoj Qeverinë

Kërcënon Abazovic: Nëse policia menaxhohet nga Serbia, do ta rrëzoj Qeverinë

Dritan Abazovic

Edhe pse në minorancë, Partia e Abazovic, URA, ishte ajo që mundësoi me votat e saj fitoren e koalicionit në pushtet

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic deklaroi se nuk për të lejuar që policia malazeze të menaxhohet nga Serbia dhe paralajmëroi se nëse ministri i Brendshëm, Sergej Sekulloviq, shkarkohet, ai do ta përmbysë Qeverinë e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq.

“I kam thënë disa herë kryeministrit dhe kolegëve të mi në Qeveri dhe e përsëris: nëse kalohet vija e kuqe – dhe me ngjarjet e fundit, mendoj se e kanë kaluar atë vijë… një hap tjetër përpara dhe nuk është e pamundur që të mos kemi një ministër të ri të Brendshëm, por nuk është e pamundur që të mos kemi edhe një kryeministër të ri. Unë do ta rrëzoja Qeverinë”.
Abazovic e bëri të qartë se do të reshtë së mbështeturi qeverinë, nëse mendon se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë. “Policia nuk do të menaxhohet nga Beogradi dhe kjo nuk do të ndodhë mbi kurrizin tim”, tha Abazovic në një intervistë për televizionin lokal në Mal të Zi, Vijesti, transmeton albinfo.ch.

Shkarkimin e Sekullovicit dhe të drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Zoran Bërgjanin e kërkon partia më e madhe e koalicionit qeverisës: Fronti Demokratik që ka lidhje të ngushta me Beogradin zyrtar.

Kërkesat për shkarkim erdhën pas trazirave që pasuan shugurimin e mitropolitit të Kishës Ortodoske Serbe në Mal të Zi, Joanikije, në 5 shtator. Edhe pse ne minorance, Partia e Abazovic, URA, ishte ajo që mundësoi me votat e saj fitoren e koalicionit në pushtet.

Exit mobile version